Një i moshuar është vënë në pranga në Mat pasi kërcënoi me jetë një person për arsye pronësie.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel ku 80-vjeçari I.L., i dënuar më parë për vrasje, është konfliktuar për motive pronësie me një qytetar tjetër.
Me ndërhyrjen e policisë, u arrestua i moshuari, i cili ishte dënuar më parë për vrasje.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij, policia sekuestroi një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K. /Telegrafi/