Policia ka arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti kishte kërcënuar dhe shantazhuar ish i dashuri i saj.
Siç thuhet në njoftim, ai kishte kërcënuar ish të dashurën se nëse nuk e vazhdon lidhjen do t’i publikon foto intime dhe do ta vriste ndonjë anëtar të familjes së saj.
“Viktima femër kosovare raporton se ishte shantazhuar dhe kanosur nga i dyshuarin mashkull, i cili e kishte kushtëzuar që në rast se viktima nuk vazhdon lidhjen e dashurisë me të dyshuarin që e kishin pasur me herët i dyshuari do t’i publikon fotot intime të viktimës dhe do ta vriste atë ose ndonjë anëtar të familjes së saj”, bëhet e ditur në njoftim.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/