Një person është arrestuar në fshatin Gurrakoc të Istogut, pasi që i njëjti kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Sipas raportit të policisë, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/