Telegrafi

Kërcënoi dhe shantazhoi vazhdimisht një femër, arrestohet i dyshuari nga Graçanica

Një person është arrestuar në Graçanicë, pasi që i njëjti kishte shantazhuar dhe kërcënuar një femër.

Rastin e ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se një kohë të gjatë është kërcënuar dhe shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/