Telegrafi

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet i dyshuari në Kaçanik

Foto: Ilustrim

Një 54 vjeçar është arrestuar ditën e diel në Kaçanik, pasi që i njëjti kishte kërcënuar me armë një person.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 14:43, dhe se të personi i dyshuar ka konfiskuar edhe armën e zjarrit, transmeton Telegrafi.

“Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.N (M/K) i moshës 54 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur me armë personin tjetër mashkull, kosovar i moshës 47 vjeçar, ndërsa më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit ( pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia bën të ditur se ,i  dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje dhe kanosje”. /Telegrafi/