Site icon Telegrafi

Vjosa Osmani kërcënohet përmes Twitterit

Foto: Arkiv

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Telegrafi merr vesh nga burime se Osmani ka qenë cak i një kërcënimi përmes Twitterit.

Një gjë e tillë është raportuar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka hapur një rast të kanosjes, cili ka ndodhur më 23 qershor rreth orës 16:37.

“Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twiter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Telegrafi ka provuar të marrë një konfirmim nga zyra e kryeparlamentares, mirëpo të njëjtit deri më tani nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/

Exit mobile version