Telegrafi

Kërcënohet nga fansat pasi kundërshtoi Diven, Xhesika Ndoj: Kot e keni, nesër do jem në Prishtinë (Foto)

Deklarata e befasishme e Adelina Ismailit në intervistën e saj të fundit, ka krijuar zhurmë të madhe gjithandej.

Ajo u shpreh se ndjen keqardhje për shoubizin e sotëm, për të cilin thotë se është shndërruar në prostitucion.

Ishte këngëtarja Fjolla Morina ajo e cila reagoi e para lidhur me këtë deklaratë me një shkrim në InstaStory, gjersa së fundmi Ismailit iu kundërvu edhe Xhesika Ndoj.

Lexo po ashtu 'Shpërthen' Fjolla Morina, i vjen rëndë të pranojë akuzat e Adelina Ismailit për 'prostitucionin' në estradë (Foto)

Kjo e fundit publikoi një fotografi të Adelinës në Instagram, duke treguar se ka qenë një simpatizuese e Dives dhe se kinse “e ka filluar” ajo e para zhveshjen në estradë.

Por, duket se pas këtij postimi, ajo ka marrë shumë kërcënime nga ndjekësit e saj me mesazh privat.

Lexo po ashtu Pas fjalëve që i tha për Adelina Ismaili, pendohet Xhesika Ndoj (Foto)

Vetëm disa orë më vonë Xhesika publikoi një tjetër fotografi me shkrim në InstaStory, ku shkruan se është e kotë ta kërcënojnë, ngase nuk frikësohet, madje nesër do të jetë në Prishtinë.

Ndërkohë Fjolla dhe Xhesika nuk janë mbështetur aspak nga fansat dhe opinioni në kundërshtimet e tyre kundrejt Dives, të cilat shumica e publikut i ka cilësuar si të kota dhe pa fakte. /Telegrafi/