Deklarata e befasishme e Adelina Ismailit në intervistën e saj të fundit, ka krijuar zhurmë të madhe gjithandej.
Ajo u shpreh se ndjen keqardhje për shoubizin e sotëm, për të cilin thotë se është shndërruar në prostitucion.
Ishte këngëtarja Fjolla Morina ajo e cila reagoi e para lidhur me këtë deklaratë me një shkrim në InstaStory, gjersa së fundmi Ismailit iu kundërvu edhe Xhesika Ndoj.
Kjo e fundit publikoi një fotografi të Adelinës në Instagram, duke treguar se ka qenë një simpatizuese e Dives dhe se kinse “e ka filluar” ajo e para zhveshjen në estradë.
Por, duket se pas këtij postimi, ajo ka marrë shumë kërcënime nga ndjekësit e saj me mesazh privat.
Vetëm disa orë më vonë Xhesika publikoi një tjetër fotografi me shkrim në InstaStory, ku shkruan se është e kotë ta kërcënojnë, ngase nuk frikësohet, madje nesër do të jetë në Prishtinë.
Ndërkohë Fjolla dhe Xhesika nuk janë mbështetur aspak nga fansat dhe opinioni në kundërshtimet e tyre kundrejt Dives, të cilat shumica e publikut i ka cilësuar si të kota dhe pa fakte. /Telegrafi/