Një supermarket në Rosario është goditur me 14 plumba, pas së cilës autorët kanë lënë jashtë një kërcënim për Lionel Messin.
Sipas Cadena 3 Rosario, dyqani në fjalë i sulmuar me armë i përket kushërirës së Antonella Roccuzzo, partneres së Messit.
Ishin dy burra me motoçikletë që erdhën te supermarketi gjatë natës, duke gjuajtur me 14 të shtëna armësh.
Më pas ata lanë një mesazh të shkruar me qymyr për Messin.
#AHORA #URGENTE | Anticipo del móvil de @Cadena3_Rosario: catorce balazos al frente del Supermercado Único en Lavalle al 2500.
Es la sucursal perteneciente a la familia Roccuzzo. pic.twitter.com/DGwt0U5G3p
— Cadena 3 Rosario (@Cadena3_Rosario) March 2, 2023
“Messi, ne po të presim. Javkin është një trafikant droge, ai nuk do t’ju mbrojë”, thuhej në mesazhin e shkruar.
Javkin i referohet kryetarit aktual të Rosarios, qytetit të Messit, Pablo Javkin. Ylli i Paris Saint-Germain ka një shtëpi në periferi të Rosarios të quajtur “Kalaja”.
Është sugjeruar se personat e përfshirë mund të tentojnë të zhvasin para nga Messi dhe incidenti po hetohet nga autoritetet lokale. Askush nuk u lëndua nga incidenti, dhe supermarketi u mbyll.
Kohët e fundit raportohet se Messi nuk po mendon të kthehet në klubin e fëmijërisë Neëell’s Old Boys në Rosario, dhe ndoshta ky është një pasqyrë e vogël se pse mund të jetë kjo. /Telegrafi/