Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datën 8 mars ka pranuar informacione lidhur me një rast të kanosjes, ku një person i dyshuar kishte adresuar disa mesazhe kërcënuese ndaj një punonjësi në burgun e Dubravës.
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore për të hetuar dhe për të zbardhur rrethanat lidhur me rastin e kanosjes, si dhe ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar F. S. (1959)
Njësitet relevante policore me urdhëresë të gjyqtarit të procedurës paraprake kryer kontroll të shtëpisë së të dyshuarit, ku gjatë bastisjes është gjetur një armë e tipit Zastava dhe një karikator, si dhe telefoni i të dyshuarit.
Hetuesit rajonalë kanë arrestuar të dyshuarin e lartcekur dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedura ligjore të mëtutjeshme. /kp/Telegrafi/