Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës, Rafet Jashari është kërcënuar sot.
Kështu bëjnë të ditur burime të Telegrafit brenda këtij institucioni.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 12:00 ka pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë.
Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore. /Telegrafi/