Mëngjesin e së martës një person ka kërcënuar kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Kështu bën të ditur për Telegrafin Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Më datë 15.03.2022 rreth orës 09:30, Stacioni policor – Gjakovë, ka pranuar një telefonatë nga Kuvendi Komunal se është kanos kryetari i komunës nga një person”, njofton Policia.
Më tej thuhet se Policia ka vepruar dhe i është përgjigj rastit dhe tani të dyshuarin e ka shoqëruar në lokalet e Stacionit policor.
Pas intervistimit është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të ti, i dyshuari mbahet në ndalim policor prej 48 orë.
Rasti është nën hetim. /Telegrafi/