Zyrtarët e Komunës së Prishtinës janë kanosur sot rreth orës 11:00.
Jo zyrtarisht, Telegrafi mëson se kanosja është bërë ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Telegrafi ka kontaktuar me zyrën për media në Komunën e Prishtinës, mirëpo këta të fundit nuk kanë dhënë ndonjë informatë lidhur me rastin.
Ndërkaq nga Policia e Kosovës kanë thënë se me rastin po merren njësitet kompetente.
“Sot rreth orës 11:00, në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’. Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, saktësisht në objektin e Komunës. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Telegrafi/