Site icon Telegrafi

Kërcënohen me vdekje prezantuesit e Oscar që ngatërruan zarfin e fituesve

Një lajm i tmerrshëm raportohet, ku mësohet se dyshja që ngatërroi zarfin për çmimin e madh të filmit më të mirë në Oscar është kërcënuar me vdekje.

Ata e shpallën fitues filmin ‘La La Land’ në vend të ‘Moonlight.’ Ky është konsideruar si gabimi më i madh në historinë 89-vjeçare të ceremonisë.

Ata u pushuan menjëherë nga puna sepse ishin përgjegjës për numërimin e votave dhe oranizimin e zarfeve.

Pas ngjarjes së incidentit, u postuan në rrjetet sociale fotot e familjes së tyre duke i kërcënuar me vdekje. Ata kanë marrë masa dhe për këtë arsye secili ka truproja që kujdesen për sigurinë e tyre.

Exit mobile version