Pas kërcënimit të prokurores speciale, Drita Hajdarit, Policia e Kosovës iu ka rënë në gjurmë disa personave nga të cilët njëri nga ta është arrestuar.
Rastin e ka konfirmuar Policia në Prishtinë.
Sipas tyre, tani për tani Policia në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente është duke vazhduar procedurat e mëtejme ligjore, duke mos dhënë më shumë informacione.
Prokurorja Hajdari, të shtunën ka njoftuar se është kërcënuar me jetën nga disa persona.
Hajdari e kishte paraqitur rastin në Polici.
Ndërkaq, lidhur me rastin pati reagime nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit.
Po ashtu edhe ish- shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, i implikuar në rastin “Pronto”, e dënoi rastin.
Grabovci i ka quajtur të papranueshme këto kërcënime, derisa ka bërë thirrje që të zbulohen kërcënuesit.
Prokurorja kishte ngritur dhe përfaqësuar aktakuzën në rastin “Pronto”, përfshirë Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajaziti e të tjerë. /Telegrafi/