Site icon Telegrafi

Kërcënimi ndaj Kurtit, Policia dhe Prokuroria Speciale nisin hetimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ditë më parë është kërcënuar me jetë. Lidhur me këtë rast, zyra e informimit për media nga Policia e Kosovës në një përgjigje dërguar Telegrafit, njofton se janë në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve.

Sipas tyre, të gjitha veprimet janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda është duke e trajtuar si rast, dhe është në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve. Të gjitha veprimet janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale”, thuhet në përgjigjen dërguar Telegrafit nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës.

Lexo po ashtu Kurti thotë se është kërcënuar nga "Garda Vullnetare Shqiptare"

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte njoftuar se është kërcënuar nga një grup i ashtuquajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Kurti ka thënë se ky kërcënim nuk është ndaj tij, por ndaj Gjykatës Kushtetuese, dhe se ata që janë të frikësuar po duan ta frikësojnë këtë Gjykatë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version