Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, i ka kërcënuar lojtarët se nuk do t’i paguajë nëse vazhdojnë ta turpërojnë.
Rossonerët e përfunduan sezonin në vendin e shtatë në tabelë dhe mund të kualifikohen në Europa League vetëm nëse e mposhtin Juventusin në finale të Kupës së Italisë të shtunën.
“Nuk mund të vazhdojmë të jemi turpërues”, ka thënë Berlusconi pas një dreke pune me sponsorët e klubit.
“Këta burra janë ata që ju mundësojnë të përfitoni para. Ata më thanë se nëse vazhdoni të luani kështu, atëherë nuk do të na japin më para”.
“Në këtë rast, unë do t’i marr paratë nga ju, ose nuk do t’ju paguaj. Mund të përpiqeni të më paditni. A e dini se sa zgjat një rast në Gjykatën Civile në Itali? Rreth tetë vite…”, ka deklaruar ish-kryeministri italian, citon Sky Sport Italia. /Telegrafi/