Site icon Telegrafi

Kërcënimet me vdekje nga ana e fansave të Johnny Depp bëjnë që Amber Heard të jetë e rrethuar me truproja

Foto: AP

Në fillim të gjyqit Amber Heard dhe Johnny Depp, dy nga fansat e aktorit duhej të largoheshin nga Gjykata e Qarkut Fairfax për ngacmimin e të pandehurës.

Amber Heard ka vuajtur vazhdimisht nga fansat e fiksuar të Johnny Depp, të cilët kanë arritur shumë larg, deri në kërcënime shqetësuese me vdekje.

Kjo padyshim e ka shtyrë aktoren të punësojë roje sigurie që u raportua fillimisht nga New York Post. Sipas këtij raportimi, disa roje janë vendosur jashtë ambienteve dhe e kanë ndjekur Heardin kudo që shkon.


Është ende e paqartë se sa truproja po e mbrojnë atë, por Post konfirmoi se ajo po paguan 120 dollarë (110) në orë për çdo truprojë.

Lexo po ashtu Ylli i “Aquaman”, Jason Momoa në mbështetje të Johnny Depp mes gjyqit me Amber Heard

Sipas kompanisë së sigurisë që aktorja i punësoi ka një sërë kërcënimesh në internet që po i mbajnë nën kontroll. Gjithashtu, ka pasur një sërë fansash të çmendur që kanë tentuar t’i afrohen aktores ose e kanë fyer atë.

Ndoshta, aspekti më shqetësues janë ato kërcënime në internet që nuk mund të merren lehtë nga autoritetet. Pavarësisht nga rasti dhe kush është fajtor apo jo, asnjë person nuk ka të drejtë të ngacmojë asnjë nga personat e përfshirë në gjykim.

Ekipi ligjor i Amber Heard ka qenë gjithashtu subjekt i kërcënimeve që është mjaft shqetësues. Fansat e fiksuar duhet të merren seriozisht pasi kemi parë shumë raste kur gjërat kanë dalë jashtë kontrollit.

Në raste të mëparshme, ka pasur fansa të personazheve të famshëm si John Lennon, Giorgio Armani apo Bjork, që kanë qenë të përfshirë në disa incidente. /Telegrafi/

Exit mobile version