Site icon Telegrafi

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës doli të jetë i rremë, rinisin fluturimet

Foto: Ilustrim

E plotësuar: Kërcënim për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka rezultuar të jetë i rremë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës dhe ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”, ka shkruar Gara.

—-

Një kërcënim për bombë është dhënë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë involvuar ne detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”- ka thënë Gara.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se informatat për kërcënim janë pranuar rreth orës 16:00.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës”, deklaroi Ahmeti.

Kjo nuk është hera e parë që paraqiten kërcënime me bombë në Aeroportin e Prishtinës, por që ato kërcënime kanë dal të jenë të rrejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version