Lexus GS F është një automjeti për të cilin po flitet qe një kohë të gjatë, mirëpo akoma nuk ka ardhur deri te dalja në treg e tij.
Informacioni i fundit për këtë “vrasës të M5” është publikuar para një viti kur edhe dolën fotografitë e para.
Ndërsa tash vijnë informatat e reja, të cilat janë shumë premtuese. Sipas tyre, automjeti do të dalë në shtije në vitin 2016.
Paralajmërohet se kjo veturë do të vijë me motor V8 5.0 l, i cili do të arrijë 500 KF, të mjaftueshëm që shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h ta arrijë për diçka më shumë se katër sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është kufizuar në 270 km/h.
Çmimi fillestar pritet të jetë rreth 100.000 euro që është paksa dëshpëruese, kur kihet parasysh se çmimi i rivalëve të tij është shumë më i ulët. /Telegrafi/