Egzona Cubaj banore në objektin banesor prej ku u dëbua në Lagjen Dardania të Prishtinës, bashkë me gratë dhe fëmijët e kësaj lagjeje dje kanë takuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, më pas kryetarin e Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi dhe në fund, drejtorin e Ndërmarrjes Banesore, Nexhat Kryeziu.
Egzona me banorët tjerë kanë kërcënuar se nëse nuk u bëhet zgjidhje do të kërkojnë azil në Serbi.
Ndërsa, Rabit Osmani ka një shpjegim tjetër se pse po ndodhë largimi i banorëve nga këto banesa. Kurse një tjetër banor i kësaj lagje, Shefqet Hasani akuzon gjitha institucionet për gjendjen aktuale.
Ndryshe, Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi pasi që shprehu keqardhje për situatën e krijuar rreth procedurave për lirimin e këtyre banesave, i njoftoi dhe u rikujtoi këtyre qytetareve-banore në Lagjen Dardania se gjykata ka obligim ligjor për zbatimin e aktgjykimit të plotfuqishëm dhe gjykata nuk ka të drejtë sipas tij që pa kërkesën e kreditorit të ndërpres procedurën e ekzekutimit të aktgjykimit të plotfuqishëm.
Për më tepër ai ka rikujtuar se ka vepruar në ekzekutim të një aktgjykimi që është i plotfuqishëm tani e më shumë se 8 vite. /RTV Dukagjini-Telegrafi/