Site icon Telegrafi

Kërcen nga aeroplani dhe tenton të arratiset derisa fluturakja po bëhej gati të ngritet në ajër – FBI heton incidentin në aeroportin e Los Angeles

Në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles, një pasagjer është hospitalizuar pasi kërceu nga aeroplani që lëvizte nga terminali në drejtim të pistës.

Ky burrë fillimisht kishte tentuar të futet në kabinën e pilotit, dhe më pas arriti të hap derën dhe të kërcej mbi rampën e daljes në rast rreziku, transmeton Telegrafi.

Ky burrë është arrestuar, kurse lëndimet që i ka pësuar nuk janë të rrezikshme. Në anën tjetër, FBI është duke hetuar incidentin.

Ky është incidenti i dytë që po ndodhë në LAX gjatë dy ditëve të fundit, pasi që premten një burrë me veturën e tij u përplas në rrethojën e aeroportit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version