Nëntë pasagjerë janë lënduar në Kinë, kur një burrë i paidentifikuar kur kërceu dhe mori kontrollin e autobusit, ku si pasojë ndodh një aksident i tmerrshëm.
Në videon e postuar më poshtë mund të shihet një burrë duke kërcyer pranë timonit i cili më pas është arrestuar nga policia, ndërsa arsyet e këtij veprimi mbeten të panjohura, transmeton Telegrafi.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 6:37 sipas orës lokale, në regjionin Guangdong në pjesën jugore të Kinës.
Siç mund të shihet në video i dyshuari afrohet ngadalë te shoferi, ia merr me dhunë timonin që e kthen me dhunë në anën e djathtë, ku si pasojë shoferi përleshet me të që ta rimarrë kontrollin mbi timonin.
Videoja përfundon në sekondën e 23-të, kur i dyshuari së bashku me pasagjerët fluturojnë nga dritarja kur përplasen. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BawV4t5twvk