Telegrafi

Keqtrajtoi një fëmijë në Fushë Kosovë, arrestohet një grua

Foto: Ilustrim

Një person ka njoftuar policinë se një e dyshuar ka keqtrajtuar një person.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:30, në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se e dyshuara pas intervistimit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se e dyshuara femër ka keqtrajtuar viktimën mashkull kosovar. E dyshuara është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/