Site icon Telegrafi

Keqtrajtohet një fëmijë në çerdhen e Shkupit (Video)

Një fëmijë dy vjeçar është keqtrajtuar nga një edukatore në një çerdhe të Shkupit. Denoncimet vijnë nga prindi i fëmijës, Astrit Iljazi, fëmija i të cilit viziton këtë kopsht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tv Shenja bën të ditur se prindi e ka paraqitur rastin në polici dhe në drejtorinë e çerdhes dhe është angazhuar edhe Ministria e Punëve Sociale.

Iljazi dyshon në keqtrajtim për shkak të disa pjesëve të mavijosura të trupit që thotë se nuk mund të shkaktohet as nga rrëzimi, as nga ndonjë bashkëmoshatar.

Në videon më poshtë mund të shihni edhe shenjat e dhunës në trupin e fëmijës./Telegrafi/

Exit mobile version