Një i mitur ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të moshës së mitur (14 vjeçe).
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në muajin tetor të vitit të kaluar në rrugën “Ramiz Cernica”, në Gjilan.
“Me kërkesën e prokurorisë pas një pune operative-hetimore zhvilluar nga policia, është arrestuar i dyshuari moshë e mitur mashkull K/Shqiptar, i cili kishte pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën gjithashtu moshë e mitur (14 vjeçe) femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës me vendimin e prokurorit, dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport. /Telegrafi/