Site icon Telegrafi

“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

Foto: Arkiv

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor me detyrë në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas një njoftimi për media, rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit.

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor (tashmë  i suspenduar) më 03.10.2024 ka qenë duke e kryer detyrën e kontrollimit në kabinën e cila është në dalje të Republikës së Kosovës në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit dhe dyshohet se i njëjti nuk ka ndalur e as ka futur në sistem te të dhënave të PK-së të dhënat një personi të dyshimtë i cili është ndaluar më vonë nga policia në Maqedoninë e Veriut si i dyshuar për kontrabandë me lëndë narkotike”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. /Telegrafi/

Exit mobile version