Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar se nga xhirollogaria e tij bankare i mungojnë disa mjete të cilat sipas ankuesit ishin tërhequr përmes rrjetit social.
Rasti ka ndodhur më 2 qershor, në ora 19:00 në Fushë Kosovë.
“Lidhur me rastin është njoftuar njësia e krimeve kibernetike dhe prokurori”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/