Më datën 15.03.2019 është arrestuar një person i cili dyshohet se kishte keqpërdorë seksualisht viktimën e mitur, e cila me datën 14.03.2019 nga familjarët e saj është raportuar si e zhdukur.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/