Partia e pensionistëve të bashkuar dhe qytetarëve të Maqedonisë (PPBQM) kanë reaguar ndaj Dragosllav Argirovskit, kryetar i Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë (LSHPM), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Argirovski i shkel dispozitat e Ligjit për shoqata dhe fondacione, që lidhen me veprimtari jopartiake të shoqatave.
PPBQM-ja e akuzon Argirovskin se ka tentuar të bëj tregti me votat e pensionistëve dhe ta futë LSHPM-në në fushatë zgjedhore, duke nënshkruar ”Memorandun bashkëpunimi” me OBRM-PDUKM-në, pak para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit.
Ata konsiderojnë se Argirovski e ka tejkaluar vijën e kuqe, duke provokuar revoltë te pensionistët./Telegrafi/