Site icon Telegrafi

Keqpërdorën kartelat bankare dhe hynë në sistemin kompjuterik, dy të arrestuar në Prishtinë

Policia në Prishtinë ka arrestuar dy meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë kryer vepër penale, keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit si dhe hyrje në sistemin kompjuterik.

“Të dyshuarit përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna përfshirë kartelat bankare, e-mail adresat dhe fjalëkalime.

Në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë blerë online mallra të ndryshme.

Në cilësinë e provave janë sekuestruar: Tre kompjuterë llaptope, një shtëpizë kompjuteri, një hard-disk, tre usb memorje, dy telefona mobil, kartela të ndryshme krediti, mallra të blera, dokumentacion relevant që dëshmojnë blerjet dhe transaksione të parave”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Exit mobile version