Telegrafi

Keqpërdoren banesat sociale në Ohër

Mosposedimi i letërnjoftimeve, çertifikatave të lindjes dhe nënshtetësisë për fëmijët dhe prindërit janë vetëm një pjesë e problemeve dhe pengesave për familjet të cilat duan marrëveshje për banesë sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të keqpërdorimeve dhe mospërmbushjes së kushteve janë marrë tre banesa, dhe të njejtat u janë dhënë familjeve tjera të cilat kanë nevojë për këto banesa.

Për banesat sociale në Ohër janë nënshkruar 65 marrëveshje të reja me persona nga kategoritë e rrezikuara të qytetarëve./Telegrafi/