Telegrafi

Keq e më keq për Real Madridin: Barcelona ia shënon edhe të tretin

Barcelona ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

Derisa pjesa e parë përfundoi 2-0 për katalunasit, tani në të dytën është shënuar edhe i treti.

Ishte Pedri, ai që tani shënoi për Barcelonën, duke u asistuar nga Gavi në minutën e 69-të.

Ky ishte asistimi i dytë i Gavit në këtë ndeshje, derisa shënoi edhe golin e parët të finales. /Telegrafi/