Site icon Telegrafi

I këputi ligamentet e gjurit, Mbappe dhe Rudiger tregojnë klasin jashtë fushave me mbrojtësin e ri të Realit: Gjermani e ftoi të qëndroj në shtëpinë e tij

Real Madridi është një klub i madh që kujdeset për lojtarët e tij, por edhe futbollistët që veshin këtë fanellë janë special.

Ylli i Real Madridit, Joan Martinez, pësoi një dëmtim të rëndë në ACL javën e kaluar në SHBA.

Mbrojtësi i talentuar do të mbetet jashtë fushave të blerta për të paktën gjashtë muaj.

Lexo po ashtu Real Madridi merr një lajm të rëndë, sensacioni spanjoll ka këputur ligamentin

Klubi tashmë ka përmirësuar kushtet e kontratës që i ofrohet atij për t’u siguruar që ai të ndihet i besuar.

Por disa lojtarë të Los Blancos kanë shkuar më tej se kaq, duke i ofruar mbështetje talentit spanjoll.

Sipas Marca, Kylian Mbappe ka folur me qendërmbrojtësin dhe i ka premtuar atij se do të luajnë së bashku për Madridin në të ardhmen.

Lexo po ashtu Real Madrid publikoi listën e lojtarëve të ftuar për turneun në SHBA – ftohet sensacioni 16 vjeçar

Antonio Rudiger e ftoi 16-vjeçarin të qëndrojë në shtëpinë e tij pasi Martinez qëndron në konviktin e Madridit për lojtarët e rinj.

I riu e refuzoi ofertën, por ai duhet të ketë vlerësuar zemërgjërësinë e lojtarëve të vjetër për ta mbështetur atë. /Telegrafi/

Exit mobile version