Një punëtor është lënduar derisa po punonte në një objekt ndërtimi, ndërsa është dërguar menjëherë në spital për trajtim.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se viktima m/sh/k, ka pësuar lëndime, nga informacionet fillestare bëhet e ditur se viktima lëndimet i ka pësuar derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në rrugën Agim Ramadani në Mitrovicë. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Njësite përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes”, tha ai.
Ndryshe, mediat lokale në Mitrovicë raportojnë se punëtorin e ka zënë vinçi, derisa ishte duke bartur materiale ndërtimore. /Telegrafi/