Site icon Telegrafi

Këpucët ndikojnë në dukjen e vitheve

Është mirë e njohur që këpucët të cilat i bartim munden të ndikojnë mirë apo keq në dukjen e vitheve tona.

Çdo tip i këpucëve të femrave ndikon ndryshe në vithet e femrave, kështu që kur i mbathim p.sh. atletet, vithet nuk na duken njësoj si kur mbathim sandale me platformë.

Ja se si cili tip i këpucëve ka ndikim në vithet, transmeton Telegrafi.

Atletet

Kur mbathim atlete, vithet duken më të mëdha, për shkak se ato na mundësojnë të ecim pa kufizim dhe na ofrojnë liri të plotë të lëvizjes. Nga ana tjetër, pikërisht për këtë shkak, vithet do të jenë të sheshta.

Këpucët e rrafshëta

Meqenëse vithet kanë tre muskuj – gluteus maximus, medius dhe minimus, nëse gjithë kohës i tendosni derisa qëndroni në këmbë, ato janë të liruara dhe për këtë shkak vithet duken sikur të jenë “të varura”.

Gjithashtu, këpucët e rrafshëta do të theksojnë çdo mungesë estetike të këmbëve tuaja siç janë shputat e rrafshëta apo dallimi në gjatësinë e tyre.

Takat bllok

Takat e këtilla ofrojnë stabilitet më të madh për shkak të thembrës së trashë dhe për shkak që pesha e trupit shpërndahet më mirë. Mirëpo, meqenëse mund të qëndroni më rehat, vithet janë të nxjerra jashtë dhe duken të drejta.

Takat (2,5 – 5 cm)

Ky version është më i rehatshëm dhe në kohë më të shkurtër do të bëjë që vithet tuaja të jenë të ngritura dhe të forta. Shumica e damave nuk e duan këtë lartësi të takave, sepse konsiderojnë që janë tepër të “ulëta”.

Edhe një problem është ai që nëse muskujt tuaj nuk janë plotësisht aktivë, posaçërisht ata të barkut, trupi përpiqet ta plotësojë këtë mungesë kështu që i nxjerr vithet dhe e shtynë komblikun përpara për të krijuar ekuilibrin. Pasoja e kësaj është dhembja e pjesës së poshtme të shpinës. /Telegrafi/

Exit mobile version