Site icon Telegrafi

Kepa i vendosur që të qëndrojë te Chelsea

Kepa Arrizbalaga thuhet se nuk e ka në plan të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Portieri spanjoll në sezonin e parë kishte shkëlqyer te The Blues, mirëpo në të dytin la shumë për të dëshiruar.

Madje, Frank Lampard për disa ndeshje e kishte bërë atë si zëvendësues të Willy Caballeros, pasi kishte pësuar rënie në formë.

Nga ajo situatë, skuadra londineze ka kërkuar zëvendësuesin e tij, mirëpo sipas Daily Mail, portieri nuk e do largimin e tij nga Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Top 20 transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit

Kepa dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në Londër, madje edhe nëse klubi e transferon një tjetër portier.

Chelsea është duke tentuar të transferojë Ginaluigi Donnarzmmas nga Milani, pasi edhe këta të fundit janë të gatshëm ta shesin atë. /Telegrafi/

Exit mobile version