Futbollisti më i ri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, është shprehur tejet i entuziazmuar që ka kaluar te klubi londinez.
Klubi nga Stamford Bridge arriti të sigurojë firmën e spanjollit të talentuar.
Dhe qysh në prezantim ai ka shprehur bindjen e tij se do të përshtatet me stilin e Maurizio Sarrit, kurse cilëson këtë si një hap përpara në karrierën e tij.
“Jam pafundësisht i lumtur qëjam këtu. Është sfidë e mirë për mua dhe do të thotë shumë për mua. Është hap përpara”.
“Disa lojtarë kanë nevojë për më shumë kohë që të adaptohen, e disa më pak. Shpresoj se do të jem në gjendje që të përshtatem shpejt me stilin. Unë e kuptoj lojën në Angli se është ndryshe, por unë kam marrë mendime fantastike nga lojtarët spanjoll për këtë klub”.
“Jam lojtar që kërkoj shumë prej vetes”, u shpreh lojtari.
Kepa: 'Some players take more time to adapt, some less. I hope I will be able to adjust and adapt as soon as possible. I realise the game in England is different, but I have been given fantastic references by other Spanish players in this league.' #WelcomeKepa
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 9, 2018
Ai shtoi se shpreson se do të përshtatet shpejt me stilin e lojës të Maurizio Sarrit, të cilin e ka lëvduar Pepe Reina. /Telegrafi/