“Drama” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka sjellë Kennz Rushiti, të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Projekti është realizim nga Metromusic, ndërsa ‘beat-in’ e ka bërë Nego.
Sa i përket këngës, muzikën e ka bërë Kennz, i cili, siç ndodh rëndom ndër reperë, e ka shkruar edhe tekstin.
Videoklipit muzikor ka ardhur me regji të Arban Osmanit, me të cilin artisti ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën.
Xhirimet e skenave të videos muzikore janë bërë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup. /Telegrafi/