Telegrafi

Kenneth Rapoza: OBRM-PDUKM-ja do t’i fitojë zgjedhjet e dhjetorit në Maqedoni

Në revistën prestigjoze ”Forbes” është publikuar një analizë e gjërë Maqedonisë, e titulluar ”Si i mbijetoi Maqedonia krizës së BE-së me migrantët, e rriti ekonominë dhe joshi industrinë e SHBA-ve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Analiza fillon me faktin se Maqedonia ishte një vend i bllokut komunist që ka arritur të depërtojë në tregun e hapur dhe në kapitalizmin perëndimor, si edhe ka tërhequr vëmendjen e disa industrive amerikane që të hapin përfaqësitë e tyre në këtë vend.

Ende pa u mbajtur zgjedhjet e 11 dhjetorit, kontribuesi për Forbes, Kenneth Rapoza konsideron se OBRM-PDUKM-ja do të fitojë në zgjedhje, duke vazhduar me lavde për Maqedoninë dhe lavdatat e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili i ka dhënë një intervistë të shkurtër kontribuesit Rapoza.

Gruevski deklaron për Forbes se papunësinë e ka ulur, nga 38% në 24%, ka arritur që të tërheq kapital të jashtëm, përmes uljes së taksave në disa sektorë, nga 18% në 5%.

Më tej, revista përmend edhe zonat e lira ekonomike, për të cilat Gruevski thotë se kanë sjellur rritje të eksportit dhe se kompanitë në këto zona nxitin zhvillimin e ekonomisë lokale.

Në fund, Gruevski deklaron se nuk do të jetë çdo gjë perfekte, por beson se vendi është duke ecur përpara. Analizën e plotë e gjeni këtu./Telegrafi/