Site icon Telegrafi

Keni tepricë kilogramësh, por nuk keni ngrënë shumë – qe përse bëhet fjalë

istockphoto

Dëshironi të humbni vetëm disa kilogramë të tepërt, mund të peshoheni çdo ditë. Nëse planifikoni të shkrini më shumë kilogramë, verifikimet e përditshme mund t’ju përmirësojnë, por jo edhe të prishin gjithë ditën

Ushqimi, lëngjet, urinimi, jashtëqitja dhe stërvitja mund të ndikojnë në përbërjen e ujit të trupit tuaj dhe rrjedhimisht në peshën tuaj.

Ushqimi me përbërjen më të lartë të karbohidrateve dhe kripërave mund të shkaktojë mbajtjen e ujit dhe rritjen e peshës së trupit, ndërsa ushtrimi mund të çojë deri në humbje të përkohshme të ujit dhe të kilogramëve, sqaron dr. Anita Petruzzelli dhe shton që nuk duhet të shqetësoheni apo të zhgënjeheni shumë nëse vëreni oscilim të peshës, transmeton Telegrafi.

– Shtimi në peshë për shkak të luhatjes së ujit duhet të normalizohet brenda një ose dy ditësh kur vazhdoni të ushtroheni ose filloni të konsumoni një dietë të shëndetshme me pak kripë, karbohidrate të rafinuara dhe sheqerna të thjeshta – thotë Dr. Petruzzelli.

Megjithatë, nëse ato kilogramë të tepërt fillojnë të shfaqen në peshore rreth një javë pasi të jeni rikthyer në rutinën tuaj normale, mund të jetë për shkak të një faktori tjetër jetësor.

dreamstime

Luhatja e peshës tuaj nga zero në pesë kilogramë në ditë nuk do t’ju ndalojë të arrini qëllimet tuaja, sipas Joseph Colella, MD. Megjithatë, nëse peshore tregon një kërcim prej shtatë kilogramësh gjatë një ose dy ditësh, alkooli mund të jetë një nga shkaqet.

– Alkooli stimulon oreksin dhe shkatërron vetëkontrollin tuaj në lidhje me sasinë e ushqimit që konsumoni. Mbani në mend se përveç dietës, disa ilaçe dhe kushte mjekësore mund të shkaktojnë gjithashtu luhatje të peshës, shton Colella.

Nëse dëshironi të humbni vetëm disa kilogramë, mund të peshoni veten çdo ditë. Nëse dëshironi të humbni më shumë peshë, kontrollet e përditshme mund të përmirësojnë ose të shkatërrojnë tërë ditën tuaj. Shmangni stresin e panevojshëm duke kontrolluar rezultatet një herë në javë dhe duke parë se çfarë hani, thotë Colella.

Pavarësisht se sa shpesh përballeni me peshoren, jini të qëndrueshëm. Petruzelli sugjeron të peshoheni lakuriq në mëngjes pas përdorimit të banjës dhe gjithmonë në të njëjtën peshore, shkruan Shape. /Telegrafi/

Exit mobile version