Mënyra bashkëkohore e jetës, si kurrë më parë në histori, imponon që njeriu të ketë sasi të mëdha parash për t’i plotësuar të gjitha nevojat dhe obligimet
Pavarësisht se në cilin shtet jetoni, duhet shumë punë, përpjekje dhe përkushtim për t’u pasuruar dhe shpesh është tmerrësisht e vështirë, veçanërisht kur luftoni vetë, pa ndihmë financiare nga të tjerët, shkruan “Forbes”, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, nuk kanë lindur të gjithë milionerët në familje të të pasurve dhe shumica e tyre deri te llogaria e madhe bankare kanë arritur nga asgjëja, dhe, meqë ata, po ashtu edhe ata të cilët janë rritur me të gjitha të mirat e kësaj bote, kanë një rregull kur është fjala për paratë që i kanë në dispozicion.
Pikërisht, gjoja i besojnë këtij qëndrimi shumica e të pasurve, por i cili ka të bëjë me atë që më mirë është të mendoni për blerje të një objekti të shtrenjtë dhe luksoz, sesa për blerjen e cikërrimave të ndryshme.
Gjithashtu, kur vendosni të blini diçka, nuk duhet të keni dilema – por thjesht prisni një ditë para blerjes përfundimtare dhe mendoni se për çfarë po i shpenzoni paratë, kështu do të shmangni blerjen impulsive.
Është e domosdoshme edhe që pas atyre 24 orëve të bëni edhe pyetjen më të rëndësishme – atë që po e blini a ju është vërtet e nevojshme. Kjo do t’ju bëjë më të qetë, ndërkaq portofolin tuaj më të trashë. /Telegrafi/