Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/