Policia shqiptare në kalimin kufitar Qafa e thanës, n kufirin Shqipëri-Maqedoni, në Strugë, e ka arrestuar këngëtaren e njohur shqiptare të këngës popullore dhe të asaj zbavitëse, Vjollca Xheka, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Xheka është arrestuar në dalje nga Shqipëria, pasi në çantën e saj policia ka zbuluar marihuanë. Këngëtarja me automjetin e saj të llojit „mercedes“ është dashur të udhëtojë në Maqedoni, sipas të gjitha gjasave për të interpretuar në dasmë, bëjnë të njohur nga policia shqiptare.
Vjollca Xheka (41), banore e fshatit Kamerë të Fushë Krujës, është kallëzuar penalisht për „prodhim dhe shitje të narkotikëve“./Telegrafi/