Telegrafi

Këngëtarja Vera Oruçaj pritet në takim nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani

Vjosa Osmani pritet në Kuvend nga Vjosa Osmani (Foto: Facebook)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Vera Oruçaj, ditën e sotme (e mërkurë) është pritur në takim nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi që ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.

Artistja, e cila ka kohë që është shkëputur nga muzika, tha se u prit ngrohtë në ndërtesën e legjislacionit.

Këngëtarja Vera Oruçaj pritet në takim nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani (Foto: Facebook)

“Një takim dhe mirëpritje e ngrohtë nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës – krenare me ty Vjosa Osmani”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vera Oruçaj

Ndërkohë, duket se Vera është rikthyer nga Amerika pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, njëherësh këngëtari Sunaj Saraqi prej vitesh kanë zhvendosur të gjitha aktivitetet atje.

Vera Oruçaj (Foto: Facebook)

Vera në anën tjetër është e njohur për disa projekte muzikore përfshirë këtu, “Falma Falma”, Ku je shpirt”, “Xhemile”, etj. /Telegrafi/