Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Vera Oruçaj, ditën e sotme (e mërkurë) është pritur në takim nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi që ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.
Artistja, e cila ka kohë që është shkëputur nga muzika, tha se u prit ngrohtë në ndërtesën e legjislacionit.
“Një takim dhe mirëpritje e ngrohtë nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës – krenare me ty Vjosa Osmani”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, duket se Vera është rikthyer nga Amerika pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, njëherësh këngëtari Sunaj Saraqi prej vitesh kanë zhvendosur të gjitha aktivitetet atje.
Vera në anën tjetër është e njohur për disa projekte muzikore përfshirë këtu, “Falma Falma”, Ku je shpirt”, “Xhemile”, etj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=V79vqAuy1TA&ab_channel=YveteSue