Telegrafi

Këngëtarja shqiptare tejet e ekspozuar në evenimentin e madh muzikor (Foto)

Bebe Rexha ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë parakalimit në tepihun e kuq në ceremoninë e American Music Awards.

Në evenimentin që u mbajt në Los Angeles të dielën mbrëma, 27-vjeçarja kishte veshur një fustan të Yves Saint Laurent.

Veshja që kishte zgjedhur këngëtarja shqiptare më famë botërore ia ekspozonte shumë hiret e saj.

Dukja e Bebe Rexhës në AMA

Pjesa e gjoksit ishte shumë e hapur dhe ajo nuk mbante jelekë, saqë në profil i dukej një pjesë e madhe e gjinjve.

Lexo po ashtu Fituesit në ceremoninë e AMA

Po ashtu, edhe pjesa e këmbëve ishte shumë e hapur, saqë nuk dihej se a mbante të brendshme këngëtarja. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Ndarja e çmimeve AMA: Ja çfarë veshën YJET në një natë glamuroze