Bebe Rexha ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë parakalimit në tepihun e kuq në ceremoninë e American Music Awards.
Në evenimentin që u mbajt në Los Angeles të dielën mbrëma, 27-vjeçarja kishte veshur një fustan të Yves Saint Laurent.
Veshja që kishte zgjedhur këngëtarja shqiptare më famë botërore ia ekspozonte shumë hiret e saj.
Pjesa e gjoksit ishte shumë e hapur dhe ajo nuk mbante jelekë, saqë në profil i dukej një pjesë e madhe e gjinjve.
Po ashtu, edhe pjesa e këmbëve ishte shumë e hapur, saqë nuk dihej se a mbante të brendshme këngëtarja. /Telegrafi/