Telegrafi

Këngëtarja shqiptare në klipin e Kanye West?

Baladat e saj mund t’i mungojnë publikut shqiptar, por periudha e gjatë e pushimit nuk ka shkuar dëm për këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj.

Qëndrimi i gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe provat intensive në kërcim nuk janë pa ndonjë arsye.

Prive.al ka arritur të mësojë se Anxhelina do jetë njëra prej kërcimtareve në klipin e ri të Kanye West dhe madje shumë afër tij.

Ura lidhëse e depërtimit deri te klipi i këngëtarit të famshëm, mësohet të jetë një mik i afërt amerikan që pos me Anxhelinën është parë edhe me anëtarët e tjerë të familjeve Hadërgjonaj e Ramosaj.

Mbetet të shihet rrjedha e ngjarjeve teksa Anxhelina, me këtë zhvillim hyn në listën e gjatë të emrave shqiptarë të cilët po arrijnë suksese në sfera të ndryshme përtej oqeanit.