Site icon Telegrafi

Këngëtarja shqiptare në Festivalin e madh britanik

Dua Lipa ka konfirmuar se do të jetë një nga artistet që do të performojnë në festivalin e famshëm Glastonbury.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo ka treguar entuziazmin për pjesëmarrjen në këtë festival duke shkruar se ëndrrat bëhen realitet.

“Ëndrrat bëhen realitet. Do të performoj në Festivalin Glastonbury në qershor”, ka shkruar këngëtarja.

Glastonbury do të mbahet nga 22-26 qershor në Angli dhe Dua do të jetë në mesin e artistëve të tjerë, si “Coldplay”, Adele, PJ Harvey e Ellie Goulding.

Exit mobile version